Kosova
Një 51-vjeçar dhe një 71-vjeçare gjenden pa shenja jete në Prishtinë
Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për viktimën mashkull E.L , 51 vjeçar
Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për lajmi.net se rasti ka ndodhur në orën 09:30 në rrugën “Bill Clinton”. Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për viktimën mashkull E.L , 51 vjeçar, përcjell albinfo.ch.
“Bëhet fjalë për viktimën mashkull, E.L, 51 vjeç. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka thënë tutje ajo. Nuk dihen detaje tjera rreth rastit.
Ndërkohë, Një grua e moshës 71 vjeçare është gjetur pa shenja jete në mesnatën e së enjtes në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa tha se bëhet fjalë për të moshuarën me inicialet S.B e cila është gjetur e shtrirë në rrugën “Ndue Perleshi”, njofton Klan Kosova.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për një femër S.B 71 vjeç”.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














