Jeta në Zvicër
Widmer-Schlumpf: “Marrëveshje me të cilën mund të jetohet”
“Është një rezultat me të cilin e mund të jetojmë. Marrëveshja na mundëson të shikojmë përpara dhe të përmbyllim të kaluarën”, ka thënë ministrja e financave
Në konferencën për medie, të mbajtur në mëngjesin e të premtes, ministrja zvicerane e financave, Eveline Widmer-Shlumpf është treguar e lehtësuar dhe e kënaqur me arritjen e marrëveshjes me SHBA-në në fushën e tatimeve.
“Është një rezultat me të cilin e mund të jetojmë. Marrëveshja na mundëson të shikojmë përpara dhe të përmbyllim të kaluarën”, ka thënë ajo. Sipas ministres, me këtë hap është përmbyllur faktikisht konflikti tatimor me SHBA-në. Marrëveshja është produkt i një diskutimi trevjeçar me shumë ngritje dhe rënie. “Ne do të bëjmë çdo gjë për të zbatuar programin”.
Widmer-Schlumpf ka thënë më tutje se programi konsiderohet i filluar që nga e premtja, ka transmetuar srf.1. Bankat tash kanë kohë që deri në fund të dhjetorit të përfundojnë punët e tyre në këtë kuadër.
Ministrja ka pranuar se refuzimi nga parlamenti, ka vështirësuar punën për miratimin e Lex USA. “Për pasojë, kemi pasur përkeqësim të kushteve të programit”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













