E-Diaspora
FC Kosova e zgjeron repartin e juniorëve
Një mundësi për të gjithë talentët e futbollit që dëshirojnë t'u bashkohen juniorëve të FC Kosovës
Roger Küng do të udhëheqë repartin e juniorëve të FC Kosovës. Para Küngit është një sfidë e madhe. Nuk është vetëm tërheqja e lojtarëve të rinj për të kompletuar ekipet, por edhe trajnerë të zotë të juniorëve që do të jenë kompetentë dhe të koordinuar mirë.
Një bashkëpunim i mirë në mes të gjithë zyrtarëve për repartin e juniorëve është shumë i rëndësishëm për të krijuar një sistem unik të lojës në të gjitha ekipet e futbollistëve të vegjël.
FC Kosova ka regjistruar për të gjitha kategoritë e juniorëve nga një ekip në FVRZ për sezonin e ri 2013-2014.
Për këtë ftohen të gjithë fëmijët që janë të lindur në vitet 2007 deri 1993 që të paraqiten te FC Kosova, për të shfrytëzuar mundësinë që të jenë pjesë e këtij ekipi.
Zyrtarët, trajnerët dhe stafi i FC Kosovës janë të motivuar për ta bërë realitet zgjerimin e repartit të juniorëve në klub.
“Së bashku ne do të bëjmë përpjekje për të arritur qëllimet tona dhe jemi të gatshëm për të plotësuar nevojat e juniorëve”, thonë në FC Kosova.
Po ashtu ata janë zotuar që ta avancojnë repartin e juniorëve, në mënyrë që të rinjtë ta përjetojnë përgatitjen e tyre si futbollistë dhe të ndjehen në klub si në shtëpinë e tyre.
Ata gjithashtu mund të kontribuojnë në mënyrë aktive për suksesin e klubit të FC Kosovës.
Kjo mund të arrihet, thonë në klub, vetëm nëse të gjithë punojnë së bashku, zyrtarët, trajnerët, menaxherët, juniorët dhe prindërit e futbollistëve.
Ne të gjithë duhet të kujdesemi për imazhin dhe sjelljet tona që FC Kosova të perceptohet si klub miqësor.
Me emrin e FC Kosovës nuk do të thotë që duhet të luajnë futboll në të ardhmen vetëm lojtarët shqiptarë, por edhe të tjerët nga vende të ndryshme të origjinës.
“Futbolli nuk njeh kufij dhe sigurisht nuk ka asnjë përjashtim, ne të gjithë mund të mësojmë nga njëri-tjetri. Vetëm së bashku ne jemi të fortë dhe të suksesshëm”, thonë në FC Kosova.
Mbetet që të angazhohen të gjithë së bashku për të siguruar që ne në të ardhmen të kemi lojtarë të mjaftueshëm për të gjitha kategoritë e juniorëve të FC Kosovës.
Të gjithë talentet që dëshirojnë t’i bashkohen repartit të juniorëve të FC Kosovës mund regjistrohen te:
Roger Küng: 079 400 20 93
Valon Latifi: 079 737 37 01
Për ndryshe, mund ta vizitoni faqen e internetit: www.fckosova.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën Zvicra dhe 35 vende të tjera, përfshirë BE-në, kanë njoftuar qëllimin e tyre për t’u bashkuar... -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër











