Jeta në Zvicër
Zvicra gjobit dy kompani autobusësh
Administrata federale zvicerane e doganave ka kryer një hetim penal kundër dy kompanive të autobusëve. Ato dyshohet se gjatë tre viteve, kanë realizuar pothuajse 1000 transporte të ndaluara në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch
Qeveria zvicerane ka filluar hetimin! Administrata federale doganore e Zvicrës, të martën njoftoi se kishte kryer një hetim penal kundër dy kompanive të autobusëve. Tashmë janë vendosur sanksionet e para të ndjeshme: Të dy kompanitë duhet të paguajnë një taksë prej 645’000 frangash. Përveç kësaj, të dy kompanitë duhet të ballafaqohen me “gjoba të larta”.
Arsyeja: Dy kompanitë kanë kryer disa herë transportime të paligjshme në brendësi të Zvicrës. Në mes vjeshtës 2015 dhe vjeshtës 2017, administrata doganore llogariti një total prej 926 udhëtimeve të ndaluara. Gjithsej u përdorën 41 autobusë.
Se cilat kompani janë prekur nga ky hetim, nuk është bërë e ditur. “Arsyeja është ankesa e të dy kompanive kundër hetimit penal doganor. Deri në verdiktin përfundimtar, do të zbatohet prezumimi i pafajësisë”, ka thënë Michael Steiner, zëdhënës i administratës federale të doganave, për “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Steiner thjesht tha: “Të dy kompanitë kanë një seli brenda dhe jashtë vendit. Automjetet janë regjistruar jashtë vendit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Komisioni zviceran kërkon që azilkërkuesit të deportohen në një vend të tretë Disa kanë sugjeruar se propozimi me shanse të ulëta po përdoret si një platformë për të...
-
Mungesa e psikoterapistëve i lë fëmijët zviceranë në krizë
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit