Maqedonia
Maqedonia për herë të parë merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të NATO-s
Maqedonia e Veriut përfaqësohet për herë të parë në mbledhjen e Këshillit veri-atlantik në NATO. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg inkurajoi Maqedoninë për hapat e ndërmarrë në rrugën drejtë anëtarësimit, duke shtuar se vendi do të bëhet anëtari i 30 pas ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare të aleancës politiko-ushtarake.
“Është kënaqësie që nuk do t’ju thërrasë me emrin e gjatë, por me emrin e ri të vendit tuaj Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik për të gjithë ne, prandaj vlerësojmë përkushtimin dhe suksesin tuaj në implementimin e plotë të Marrëveshjes, ju dhe lidershipin e qeverisë tuaj. Pashë se dje ngritët flamurin e NATO-s në selinë e qeverisë dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë duke ngritur flamurin tuaj në ambientet e jashtme të NATO-s së bashku me 29 vendet e tjera” – deklaroi Jens Stolltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të marr pjesë aktive në aktivitetet e NATO pas anëtarësimit të plotfuqishëm, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch
“Ndryshimet janë të mundshme edhe në Ballkan, pra edhe në Maqedoni. Më nuk kemi probleme të ngrira, por vetëm zgjidhje të ngrira. E dëshmuam se mundemi të gjejmë zgjidhje të drejta dhe kjo është rezultat jo vetëm për mua dhe Qeverinë, por për qytetarët tanë. Më lejoni që t’ju shpreh respektin që Qeveria dhe qytetarët kanë për ju sepse pa vendosmërinë dhe mbështetjen tuaj ne nuk do të ishim sot ku këtu me ju” – tha Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtes.
Aktualisht, protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është nëpër parlamentet e shteteve anëtare. Pas ratifikimit edhe nga 27 vendet e mbetura të Aleancës Maqedonia do jetë anëtarja e 30 e NATO-s.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut