Shkurt.ch
Në botë jetojnë 774 milionë analfabetë
123 milionë veta nga kjo shifër janë të rinj në moshën 15 deri në 24 vjeçare. Dy të tretat e analfabetëve, sipas UNESKO-s janë femra
Lufta kundër analfabetizmit në botë po çalon. Synimi i bashkësisë ndërkombëtare që në vitin 2015 të përgjysmohet analfabetizmi, përfundimisht do të dështojë, konstaton organizata botërore e kulturës, UNESCO.
Me gjithë faktin se nga viti 1990 numri i analfabetëve në botë ka rënë për 100 milionë, reduktimi i analfabetizmit në botë po ecën tepër ngadalë.
Numri i personave të rritur që vazhdojnë të mos dinë shkrim e lexim mbërrin 774 milionë në gjithë botën, që është numër ende shumë i madh. 123 milionë veta nga kjo shifër janë të rinj në moshën 15 deri në 24 vjeçare. Dy të tretat e analfabetëve, sipas UNESKO-s janë femra.
Vendet me shkallë më të lartë të analfabetizmit janë disa shtete afrikane në jug të Saharës dhe disa shtete aziatike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe












