Shkurt.ch
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës IFA 2013
Teknologjia më e re është prezantuar në Panairin Ndërkombëtar të Elektronikës në Berlin IFA 2013
Rreth 1500 kompani po marrin pjesë nga e gjithë bota në një sipërfaqe 2% më e madhe ekspozuese me 240 mijë vizitorë, nga të cilët 45 mijë mijë biznesmenë nga e gjithë bota.
Rreth 6.000 gazetarë do të raportojnë për të gjitha detajet e panairit 6 ditor. Panairi më i madh në botë IFA 2013 do të mbetet i hapur deri më 11 shtator.
“Ne jemi bërë më të vërtetë numri një, përsa i përket hapësirës së shitjes me pakicë.”, tha Kristian Gëke, drejtori i panairit të Berlinit.
Askund tjetër në botë nuk ka kaq shumë produkte të ekspozuara për herë të parë si në Panairin e Berlinit, transmeton DW.
Biznesmenët vijnë pikërisht në Berlin për t’i parë saktësisht këto gjëra.
“Unë tani nuk do të flas për ajkën e ajkës, por këtu njeriu do të gjejë ato, që më pas do të dalin në shitje dhe do të sjellin fitime“, tha Kristian Gëke .
Drejtuesit e panairit parashikojnë që vlera e kontratave, që shpresojnë të lidhen gjatë këtyre ditëve, do të jetë 3.8 miliardë euro, të cilat do të fuqizojnë më pas tregtinë e Krishtlindjeve.
Një biznes, që do t’i sjellë kësaj dege një qarkullim total prej 28.1 miliardë euro këtë vit.
Por deri atëherë ka ende shumë kohë. Gjysma e parë e vitit 2013 nuk i përmbushi pritshmëritë.
Tregu i pajisjeve për komunikim dhe argëtim ra me 3 për qind.
Edhe pse Smartfonët, tabletat dhe pajisjet elektroshtëpiake kanë ecur mirë, shitjet e mjeteve elektronike klasike kanë rënë me 20 për qind, thotë Hans Joakim Kamp, kryetari i Shoqatës për Argëtim dhe Komunikim.
“Kjo rënie është dukshëm më e lartë nga sa pritej”. Kryesisht televizorët kanë mbetur nëpër raftet e dyqaneve. Shumë gjermanë blenë në 2012 një pajisje te re para Kampionatit Europian të Futbollit, për shkak të mbylljes së marrësit analog.
“Këtë vit nuk kishte asgjë, dhe kjo çoi në rënien me 25 për qind të shitjes së televizorëve”, thotë Kamp.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












