Shkurt.ch
Në botë jetojnë 232 milionë emigrantë
Në vitin 2000 shifra e njerëzve që jetonin jashtë vendit ë tyre të lindjes ishte gjithsej 175 milionë, ndërsa në vitin 1990 154 milionë
Asnjëherë më parë në botë nuk kanë jetuar më shumë njerëz jashtë vendit të tyre se sa aktualisht. Janë gjithsej 232 milionë persona që nuk jetojnë në vendin ku kanë lindur, të cilin e kanë braktisur me detyrim ose me dëshirë.
Këtë e tregon një raport i ri i OKB-së, sipas të cilit kjo shifër përbën më shumë se 3 për qind të popullatës së gjithëmbarshme të botës.
Në vitin 2000 shifra e njerëzve që jetonin jashtë vendit ë tyre të lindjes ishte gjithsej 175 milionë, ndërsa në vitin 1990 154 milionë.
Më së shumti emigrantë jetojnë në SHBA, gjithsej 46 milionë veta. Në vendin e dytë për nga numri i tyre është Rusia, me 11 milionë, pastaj e treta është Gjermania me 10 milionë, Arabia Saudite me 9 milionë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 8 milionë.
Në Kontinentin e Evropës gjatë vitit 2013 janë shënuar gjithsej 72 milionë emigrantë. Me këtë shifër, Evropa është në vendin e parë, pak para Azisë e cila ka numëruar 71 milionë sish.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













