Lajme
Remitencat : Niveli më i ulët historik, që nga viti 2004
Tash po ndodh e kundërta, janë familjet shqiptare që po ndihmojnë të afërmit e tyre jashtë vendit
Remitancat që emigrantët sjellin nga vendet ku jetojnë e punojnë për të afërmit e tyre në Shqipëri shënuan nivelin më të ulët të dekadës në gjashtë muajt e parë të 2013.
Për të dytin vit radhazi po vihet re tashmë një risi: janë familjet shqiptare ato që po ndihmojnë të afërmit e tyre jashtë vendit.
Sipas gazetës “Shqip” të Tiranës të dhënat bëhen të ditura nga bilanci i llogarive për tremujorin e dytë të vitit 2013, publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Për 6 muajt e parë të vitit bëhet fjalë për një vlerë që kap shumën prej 4 milionë eurosh.
Kryesisht janë prindërit ata që u dërgojnë para fëmijëve në shkollë, por ka dhe raste kur familjet në Shqipëri ndihmojnë të afërmit në Greqi e Itali, që mund të kenë mbetur të papunë.
Nga ana tjetër janë edhe të huajt që punojnë në Shqipëri, që mund t’u dërgojnë para familjeve në vendin e tyre të origjinës.
Në kahun tjetër, paratë që emigrantët dërgojnë për të afërmit e tyre në Shqipëri po vihet re një tendencë e fortë tkurrëse.
Statistikat tregojnë se prurjet e emigrantëve për tremujorin e dytë ishin 105 milionë euro, niveli më i ulët historik, që nga viti 2004.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










