Shkurt.ch
Ja qytetet me qiratë më të shtrenjta në Zvicër
Qiraja më e shtrenjtë ishte në Zug, 1837 euro, ndërkohë, më së liri ishte në Jura, vetëm 907 euro
Qiraja mesatare mujore në Zvicër është 1,329 franga zvicerane (1,170 €), tregojnë shifrat e reja. Por, ja ku mund të prisni që të paguani më së shumti – dhe më së paku, shkruan albinfo.ch.
Shifrat më të fundit janë dhënë nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) për vitin 2017. Qiraja mesatare në Zvicër atë vit ishte pothuajse e pandryshuar nga viti 2016 (kur ishte 1,322 franga), transmeton ‘The Local’.
Qiratë më të shtrenjta ishin në Zug, Cyrih dhe në Schwyz – ku taksat janë gjithashtu të ulëta.
Në anën tjetër të shkallës, qiratë më të lira u gjetën në kantonet e Jura, Neuchattel dhe Glarus, përcjell tutje albinfo.ch.
Shifrat e reja të FSO tregojnë se tre nga dhjetë familje zvicerane paguajnë qira me më pak se 1,000 franga.
Pjesa më e madhe e qiramarrësve janë në Basel (84 përqind) dhe Gjenevë (74 përqind). Në kantonin e Cyrihut, shifra është 69 për qind.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















