Shkurt.ch
Prangat elektronike, në gjithë vendin
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka votuar për rishikimin e tërësishëm të Ligjit Penal
Përdorimi i prangave elektronike të këmbëve me ndryshimin më të ri do të vlejë për gjithë territorin e Zvicrës. Por, kjo masë sigurie nuk është paraparë për personat që kanë kryer vepra të rënda penale. Kjo për faktin se prangat në fjalë i mbajnë të dënuarit që nuk qëndrojnë në burg por përcillen në mënyrë elektronike nga autoritetet e burgut.
Dhoma Nacionale planifikon që sërish ta fusë në ligj praktikën e dëbimit nga vendi. Kjo nënkupton që gjykatat të mund t`ua shqiptojnë dënimin me dëbim prej 3 deri 15 vjet të huajve, varësisht nga pesha e veprës së kryer penale.
Po ashtu kjo dhomë e parlamentit ka vendosur që në të ardhmen të ketë dënime të shkurta, me heqje lirie prej tri ditësh. Në praktiken e deritashme për raste të tilla shqiptohen dënime me të holla.
Por Dhoma Nacionale ka vendosur po ashtu kundër kërkesave të shtuara kohëve të fundit për kthimin masiv të dënimeve me burg, në vend të atyre me gjobë. Ka rreth dhjetë vite që në Zvicër, për veprat penale jo të rënda shqiptohen me shumicë dënime me kusht me gjobë. Kjo nënkupton që i dënuari për vepra të tilla nuk vuan dënimin me burg ndërsa gjobën e paguan vetëm në rast se gjatë periudhës së caktuar kohore kryen sërish një vepër penale.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












