Jeta në Zvicër
Largohen nga Zvicra dhe përfitojnë si të papunë
Numri i njerëzve që përfitojnë nga papunësia zvicerane, gjatë kërkimit të një pune në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit. Të huajt që kthehen në shtëpi përbëjnë pjesën më të madhe, sipas të dhënave të qeverisë të analizuara nga “SonntagsBlick”.
Kushdo që humbet punën në Zvicër ka të drejtën e përfitimeve të papunësisë nën kushte të caktuara. Kjo është zakonisht 70-80% e pagës suaj deri në një kufi të caktuar në varësi të kantonit, përcjell albinfo.ch.
Më shumë punëkërkues të huaj po shfrytëzojnë mundësinë. Pesë vjet më parë, ka pasur 1.530 aplikime për të eksportuar përfitimet e papunësisë dhe në vitin 2018 kishte 3,540, sipas shifrave të reja nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), transmeton tutje albinfo.ch.
Gazeta “SonntagsBlick” raporton se shumë pak në Zvicër janë të vetëdijshëm për një dispozitë në ligj që të dy të huajt dhe punëkërkuesit zviceranë lejohen të eksportojnë ato përfitime në një vend të BE-së për deri në tre muaj. Duke u regjistruar në një qendër punësimi në një vend tjetër dhe duke përmbushur kritere të tjera, të papunët mund të pranojnë përfitimet e papunësisë zvicerane gjatë kërkimit të një pune jashtë Zvicrës.
Shumica e atyre që përdorin opsionin e eksportit janë të huajt që kthehen në vendin e tyre.
Rreth 28% (1,003 persona) morën miratimin për të eksportuar përfitime në Portugalinë, ndërsa vetëm 16% (575 persona) eksportuan përfitime në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











