Kosova
Fituesit e Oscar-it, dikur bënin dokumentar për Kosovën
“Free Solo” ishte dokumentari që triumfoi në natën e “Oscar”-ëve dhe që iu dhuroi Elizabeth Chai e Jimmy Chin statujën e lakmuar.
Ai flet për rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold, për t’u ngjitur pa litar në formacionin e famshëm shkëmbor “El Capitan” në Parkun Kombëtar të Yosemitit, në qershor të vitit 2017.
Regjisorët, njëkohësisht bashkëshortë, Elizabeth Chai dhe Jimmy Chin e ndoqën alpinistin në aventurën e tij dhe kaluan jo pak peripeci.
Por, emri i Elizabeth Chai është i njohur, veçanërisht në opinionin publik kosovar, pasi vite më parë ajo ka realizuar një dokumentar me titull “Një jetë normale”, që fliste për periudhën e pasluftës në Kosovë, transmeton “TCH”.
Dokumentari kishte të bënte me shtatë të rinj nga Kosova, e përmes traumave të tyre dhe përpjekjeve për ringritje, dëshpërimit dhe shpresës, shfaqte transformimin e tyre nga fëmijë të konfliktit në udhëheqës të rinj të një shteti të ri, transmeton përcjell albinfo.ch.
“Një jetë normale” është një dokumentar intim dhe një shpjegim personal i rritjes dhe lëvizjes përtej traumës.
“Një jetë normale” ka fituar madje çmimin për “dokumentarin më të mirë” në Festivalin e Filmit “Tribeca” në vitin 2003.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














