Shkurt.ch
Parlamenti pro iniciativës kundër pedofilisë
97 vota kanë qenë në favor të iniciativës 91 kundër dhe 7 abstenime
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka ndryshuar qëndrimin e saj brenda një kohe fare të shkurtër. Kështu, vetëm rreth një javë me parë ajo kishte vendosur me shumicë votash kundër iniciativës për dënimin më të ashpër të pedofilëve ndërsa sot, në votimin përmbyllës shumica e deputetëve kanë vendosur ndryshe, gjegjësisht pro iniciativës.
97 vota kanë qenë në favor të iniciativës 91 kundër dhe 7 abstenime.
Sipas iniciativës, pedofilët e dënuar nuk do të kenë të drejtë kurrë të punojnë në ndonjë vend pune ku kane të bëjnë me fëmijë. Por, Qeveria Federale ashtu sikurse edhe Dhoma e Kantoneve e Parlamentit e kanë kundërshtuar iniciativën e përmendur.
Kritikët e iniciativës së ashpërsimit të qasjes ndaj pedofilisë, në mes të cilëve edhe qeveria, thonë se ligji duhet të ketë përjashtime. Fjala vjen, nuk duhet të dënohet për të mos punuar me fëmijë një i ri 19 vjeçar që ka pasur marrëdhënie seksuale me një 15 vjeçare, thonë ata.
Në gjendjen e tashme, iniciativa mund të kalojë për referendum pa pasur nevojë për rekomandim zyrtar.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











