E-Diaspora
Xhaka, rekord: 5 kartona të verdhë në 6 ndeshje!
Në historinë e bundesligës vetëm Rene Rydlewicz kishte bërë më shumë kartona të verdhë: për 5 ndeshje ishte ndëshkuar me 5 sish
Granit Xhaka, në pesë ndeshje tëluajtura për Borussia Mönchengladbach-un është “shpërblyer” tashmë me 5 kartona të verdhë. Kështu, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Augsburgut, pikërisht ditën kur i mbushi 21 vjet, Graniti nuk pati të drejtë loje.
Me pesë kartonat e fituar në një kohë kaq të shkurtë, talenti i madh shqiptaro-zviceran i futbollit është i dyti në bundesligë “për nga shpejtësia”. Më “i zoti” se ai në këtë drejtim, sipas focus.de, ka qenë vetëm Rene Rydlewicz, ish futbollist që ka luajtur për Hansa Rostock. Ai, për pesë ndeshje ishte ndëshkuar me 5 kartona të verdhë!
Por, Granit Xhaka nuk do t`ia dijë. Ai, sikundër i tregon emri “Granit”, do të qëndrojë i fortë si graniti, shkruajnë gazetat gjermane. Gazeta “Bild” e citon lojtarin tonë të ketë thënë se nuk mund ta ndryshojë stilin. “Unë nuk mund ta përshëndes me përzemërsi lojtarin klundërshtar në mesfushë. Nuk mundem që tash, paapritmas të tërhiqem nga dyluftimi, vetëm për faktin se gjyqtarët në këtë sezon po vendosin kaq shpejtë të më dënojnë me kartona!”, thotë “sëpata zvicerane” siç e quan gazeta në fjalë.
Por, Xhaka megjithatë pranon se mbase ka qenë pak më tepër aktiv se sa duhej në këto gjashtë ndeshje. E kundërta thotë të ketë ndodhur në sezonin e kaluar. Në 43 ndeshjet e luajtura ka pasur vetëm 5 kartona të verdhë, fakt që, sipas tij tregon se ka qenë depër defansiv.
Më tutje focus.de shkruan se qysh tash Granit Xhaka ka një “koleksion më të pasur” kartonash të verdhë se e gjithë skuadra Borussia Dortmund që ka mundur të grumbullojë gjithsej 4 sish në 6 ndeshje!
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














