Shkurt.ch
Projekt pilot: Do të lejojnë 5.000 njerëz të tymosin kanabis në Zvicër
Qeveria zvicerane tha se mund t’u lejojë 5,000 njerëzve konsumimin legal të marihuanës
Kjo do të jetë pjesë e studimeve pilot që do të ndihmojnë në formulimin e rregullave të reja për përdorimin rekreativ të marihuanës, shkruan albinfo.ch
Plani do të jetë i hapur për komentet e publikut deri në mes të vitit, tha Zyra Federale e Shëndetit.
Shteti tashmë lejon përdorimin e produkteve të kanabisit me më pak se një për qind të substancës psikoaktive THC.
Është vlerësuar se rreth 200,000 njerëz në Zvicër përdorin kanabis të paligjshëm.
“Qytetet tregojnë efektet negative të ligjeve aktuale, trafikimi i paligjshëm në vendet publike po shqetëson gjithnjë e më shumë njerëzit në zonat urbane”, thuhet në deklaratë.
Qeveria zvicerane paraqiti ligje për ndalimin e kanabisit që në fillim të vitit 1951. Tani, qeveria ka propozuar projekte pilot të kufizuara që mund të çojnë në ndryshime në ligjet për ndalimin e kanabisit, përcjell albinfo.ch.
Disa shtete amerikane kanë lehtësuar kufizimet në konsumin e marijuanës. Në Evropë, kanabisi është i ligjshëm në Portugali dhe Republikën Çeke, ndërsa Luksemburgu po shqyrton legalizimin.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














