Autotech
Edhe 100 stacione të reja të mbushjes së automjeteve elektrike
Qeveria zvicerane i ka dhënë pesë kompanive dritën e gjelbër për të ndërtuar stacione të reja të mbushjes së automjeteve elektrike në 100 zona të pushimit përgjatë autostradave të vendit, përcjell albinfo.ch.
25 stacionet e para të tilla duhet të ndërtohen brenda 12 muajve të ardhshëm dhe pjesa tjetër duhet të ndiqet brenda një dekade, tha Zyra Federale e Rrugëve (FEDRO) në një deklaratë të enjten, shkruan “The Local”.
Masa për të ndihmuar në krijimin e një rrjeti kombëtar të stacioneve të ngarkimit është pjesë e një përpjekjeje nga qeveria zvicerane për të rritur numrin e makinave elektrike në rrugët zvicerane në përputhje me objektivat mjedisore.
Më pak se 2 përqind e të gjitha regjistrimeve të makinave të reja në Zvicër janë për automjetet elektrike. Vitin e kaluar, qeveria zvicerane tha se donte ta rriste këtë shifër në 15 përqind deri në vitin 2022, përcjell tutje albinfo.ch.
FEDRO thotë se çdo stacion do të ketë një kosto të caktuar prej rreth gjysmë milioni franga zvicerane.
Agjencia do të financojë instalimin fillestar dhe firmat do të paguajnë përsëri këtë shumë kur stacionet janë funksionale.
Katër nga firmat që dhanë koncesione për ndërtimin e stacioneve të ngarkimit janë zvicerane dhe një është holandeze. Koncesionet kanë një jetëgjatësi prej 30 vjetësh.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













