E-Diaspora
Kërkohen më shumë linja ajrore për bashkatdhetarët
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, priti në takim Jamel Ladhari, Drejtor i Operimeve ADLMS aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ”Adem Jashari”, me të cilin diskutuan mes tjerash për hapjen e linjave të reja ajrore për bashkatdhetarët tanë që do të minimizonin kostot e biletave për të cilat diaspora kosovare tashmë disa vjet ankohen se janë të larta.
Gjatë këtij takimi ministri Gashi ofroi bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që së bashku me menaxhmentin e Aeroportit, me tour operatorët nga Kosova dhe me agjencitë e tjera relevante të ofrojnë kushte sa më të mira për udhëtimin e bashkatdhetarëve për në Kosovë.
“Së shpejti do të bëhet një memorandum mirëkuptimi, i cili do të theksojë qartë përgjegjësitë e të gjitha palëve të përfshira. Koncentrimi ynë është që fillimisht të ulen çmimet e biletave, duke futur konkurrencë sa më të madhe të avio-kompanive në Kosovë, e më pas edhe të parandalohet vjedhja nga tour operatorë mashtruesm, të cilët kanë dëmtuar në shumë raste bashkatdhetarët tanë”, theksoi mes tjerash Gashi, duke shtuar se në këtë kontekst do të formohet së shpejti një grup punues, ku do të përfshihen ministritë e linjës si dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












