Kosova
LDK propozon që shërbimi ushtarak të jetë i obligueshëm
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Këshilli i Ekspertëve i LDK-së, në punëtorinë dyditore për Programin Qeverisës të LDK-së për qeverinë në ardhje, në fushën e mbrojtjes nacionale, ka vlerësuar që shërbimi ushtarak në Kosovë të jetë i obligueshëm, sipas modelit të vendeve të vogla si Zvicra dhe vendeve të tjera.
Hoti ka theksuar se një masë e tillë do të garantonte mbrojtje efektive nacionale, do të rriste aftësitë fizike e profesionale të rinisë si dhe Ushtrisë së Kosovës do t’ia mundësonte të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO.
“Kjo masë garanton mbrojtje efektive nacionale, i rrit aftësitë fizike e profesionale të rinisë dhe i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO. Për një periudhë disavjeçare, të rinjtë do të shërbejnë për disa muaj në shërbimin ushtarak, me shkëputje, bazuar në nevojat e të rinjve për arsim, punësim dhe familje”, ka shkruar Hoti.
Gjithashtu, Hoti ka thënë se kjo është njëra nga masat kryesore të Programit Qeverisës të LDK-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë nacionale, sipas modelit dhe qasjes proaktive të zbatuar tashmë në vendet më të avancuara të botës, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
“Programi i LDK-së do t’i maksimizojë përparësitë dhe mundësitë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, është shprehur Hoti.
“Procesi i përgatitjes të programit të ri të LDK-së do të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të të gjithë ekspertëve në LDK-në që kanë dhënë kontribut për tri dekada në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe do të përfshijë ekspertizën e kuadrove më të mirë që ka Kosova”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane













