CH-Ballkani
Sa është paga mesatare në Ballkanin Perëndimor
Mali i Zi dhe Bosnja kanë pagat më të larta në rajon dhe në krahun tjetër, Shqipëria me nivelin më të ulët të pagave
Shqipëria shënoi nivelin më të ulët të pagës mesatare mujore në rajon, sipas përllogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, teksa fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta.
Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, ju afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më shumë se 700 euro.
Vlerësime të ngjashme mbi produktivitetin dhe pagat në rajonin e Ballkanit tregojnë se ka diferenca ndërmjet pagave dhe një numër shumë i madh përfituesish që paguhen me paga shumë të ulëta. Diferenca e lartë ndërmjet pagave është gjithashtu nxitësi më i madh i pabarazisë në rajonin e Ballkanit, raporton ‘monitor’.
Mali i Zi dhe Bosnja kanë pagat më të larta në rajon dhe në krahun tjetër, Shqipëria me nivelin më të ulët të pagave, përcjell albinfo.ch.
Një raport konvergjencë për nivelin e pagave në vendet e Ballkanit Perëndimor në krahasim me Austrinë, tregojnë se në vitin 2016 kishte një ulje të tyre, sidomos në Shqipëri.
E matur me fuqinë blerëse, pagat në Shqipëri janë rreth 25% e pagës mesatare në Austri, teksa paga mesatare në Malin e Zi është 54% e mesatares së Austrisë. Shqipëria mbetet shumë prapa në fundin më të ulët të shkallës së pagave. Të gjitha vendet e Ballkanit (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.
Në përgjithësi, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë raportuar nivele të larta rritjeje në pagat reale para krizës së vitit 2018. Pas krizës, rritja e pagave është përshpejtuar në vendet evropiane në tranzicion, por jo në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas një studimi të posaçëm të Bankës Botërore për pagat dhe produktivitetin në rajon më 2018 u raportua se Shqipëria ishte i vetmi vend që shënoi ulje të pagës reale gjatë vitit 2016, ndër 10 vende të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.
Teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se klima e investimeve në Shqipëri thekson mangësitë strukturore. Sistemi i dobët i drejtësisë, mangësitë në infrastrukturë, një sistem tatimor tepër kompleks, qasja e kufizuar në financa dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk po krijon një ambient të favorshëm për investitorët, veçanërisht në sektorët e orientuar drejt eksportit.
Pagat e ulëta janë një avantazh, por mungesa e aftësive në forcën e punës po e pengon vendin të rrisë produktivitetin e punës dhe të rrisë vlerën e prodhimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive














