E-Diaspora
Mbyti shqiptarin për 210 dollarë, dënohet me 11 vjet burgim
Drejtësia australiane ka dënuar me 11 vjet burgim një qiradhënës, i cili vrau një shtetas shqiptar dy vjet më parë.
Bëhet fjalë për shqiptarin Ramis Jonuzi, i cili sipas BBC u vra pasi nuk kishte t’i paguante shumën e detyrimit financiar prej 210 dollarësh.
Jason Colton, 42 vjeç, u deklarua fajtor nga gjykata dhe tashmë do të vuajë dënimin me burgim.
33-vjeçari i vrarë ishte fëmija i një çifti shqiptarësh, të cilët prej vitesh kishin emigruar në Australi, raporton ‘BalkanWeb’.
Ramis Jonuzi kishte marrë me qira një dhomë në lagjen ‘Brighton East’ të Melburnit, ndërsa aty do të qëndronte deri sa të përfundonte disa punë personale dhe kishte prenotuar dhomën për tre net.
Ai më vonë kërkoi që të zgjaste qiranë edhe për një javë tjetër dhe për këtë do të paguante 210 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Në momentin kur erdhi afati për të paguar qiranë, shqiptari në llogari bankare kishte vetëm 10 dollarë.
Pas kësaj, pronari i dhomës e goditi duke e dhunuar, derisa Ramis Jonuzi gjeti vdekjen. Në vrasjen e tij rezultoi se kishin marrë pjesë edhe dy persona të tjerë, të cilat u dënuan nga gjykata me nga 9.7 vjet burgim.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu), ndoshta jeni njohur...
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit