Kosova
Më së shumti udhëtarë nga Zvicra në aeroportin e Prishtinës
Sipas të dhënave zyrtare, Zvicra është e para me 30-32 për qind të fluturimeve në vit, me linjat Cyrih, Gjenevë dhe Bazel
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” vazhdon të thyejë rekorde. Vetëm dy muajt e parë të vitit 2019, nëpër këtë aeroport kanë kaluar mbi 300 mijë udhëtarë, shifër kjo e cila në muajt e njëjtë të vitit paraprak ishte më e vogël.
Nga Aeroporti i Prishtinës kanë bërë me dije se në periudhën janar-shkurt të këtij viti numri i udhëtarëve është rritur për 14.7 për qind, kurse numri i fluturimeve është rritur për 16.3 për qind.
“Gjatë dy muajve të parë të vitit 2019 kemi shërbyer 307,048 udhëtarë, shifër kjo e cila në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 14.7 për qind. Ndërkaq, janë realizuar 2350 fluturime në vajtje/ardhje, apo 16.3 për qind më shumë se gjatë dy muajve të parë të vitit paraprak”, raporton ‘monitor’.
Po ashtu në aeroport kanë pohuar se edhe në këtë verë do të ketë risi sa u përket linjave të reja të fluturimeve, përcjell albinfo.ch.
“Kompania jonë në vazhdimësi ofron kushte të përshtatshme për rritjen e trafikut ajror kryesisht me anë të programeve nxitëse të aprovuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë si dhe me përmirësimin e shërbimeve të ofruara. Gjatë vitit të kaluar kemi hapur disa linja të reja dhe frekuenca shtesë, ndërkaq parashihet që edhe sezona verore e këtij viti të fillojë me risi”.
Ndryshe, për shkak të koncentrimit më të madh të diasporës kosovare në shtetin e Gjermanisë dhe Zvicrës edhe shumica e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë destinacion këto dy shtete.
Sipas të dhënave zyrtare, Zvicra është e para me 30-32 për qind të fluturimeve në vit, me linjat Cyrih, Gjenevë dhe Bazel.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” edhe në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka arritur shifrën rekord me shërbime ndaj udhëtarëve. Në këtë aeroport kanë marrë shërbim vitin e kaluar mbi 2 milionë udhëtarë.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














