Shkurt.ch
Kriza: Italianët u hipin biçikletave
Një projekt i Parlamentit italian mëton të organizojë më mirë transportin rrugor. Të aplikojë zonën e shpejtësisë 30 kmh, shtigje biçikletash e më shumë mbrojtje për këmbësorët
Komunat italiane janë bashkuar për të zbatuar këtë ide. Projektligji vjen nga bashkësia e komunave “ANCI”.
“Me këtë po ofrojmë forma alternative të mbështetjes së lëvizshmërisë”, theksoi zëvendësministri i Transportit, Erasmo D’ Angelis, sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”.
Me reduktimin e shpejtësisë në qytet nga 50 në 30 kmh, numri i viktimave do të reduktohet. 3650 njerëz kanë vdekur në aksidente trafiku në Itali në vitin 2012, ndërsa 260.500 njerëz u lënduan. Që nga viti 2001, 63.941 vdekje janë raportuar në Itali.
Ngasja e biçikletave aktualisht ka rritur kursin në Itali, tha zëvendësministri i Transportit, D’ Angelis. Nën presionin e çmimeve të larta të karburanteve dhe krizës, italianët heqin dorë nga makinat.
Në pesë vjetët e fundit numri i makinave private të shitura nga 2.5 milionë dollarë është përgjysmuar në 1.4 milionë dollarë. Vetëm këtë vit janë shitur më pak se 150 mijë makina në Itali.
Trafiku në qytetet italiane ka rënë me 34 për qind, thuhet në një raport të Industrisë së Automobilave (ACI).
Italianët ishin entuziastë të makinave. Gati 700 automjete janë regjistruar për 1000 banorë që po udhëtonin para krizës. Mirëpo biçikletat tashmë kanë bërë revolucion. Numri i biçikletave të shitura në vend është rritur në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit. Sipas Shoqatës së Industrisë së Biçikletave, numri i shitjes arriti në 25 milionë në vitin 2012.
Por, problem i madh mbetet mungesa e rrugëve për ngasësit e biçikletave.
Janë vetëm 4000 km në dispozicion në Itali. Krijimi i rrugëve të biçikletave duhet të inkurajohet më shumë në të ardhmen në qytete, kërkon Ministria italiane e Mjedisit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian”












