E-Diaspora
Kërkohet ndryshim i mënyrës së votimit për diasporën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se mënyra e votimit me postë për mërgimtarët jo vetëm që po shkakton probleme në zgjedhje, por është edhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Haxhiu ka kërkuar që mërgimtarët të votojnë përmes ambasadës.
“Konsiderohet që nuk është bërë asgjë për problemet e votuesve jashtë vendit. Votimi me postë është shkelje e të drejtave të tyre, kemi folur edhe me Avokatin e Popullit. Kemi një Qeveri që nuk funksionon dhe për këtë ky projektligj nuk u adresua”, deklaroi Haxhiu në një diskutim publik që u bë lidhur me procedurat e votimit jashtë vendit, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komisioni për Legjislacion.
Edhe deputeti Korab Sejdiu ka thënë se ka marrë shumë ankesa nga diaspora për mënyrën e votimit të tyre. Albulena Hasani nga KDI-ja ka theksuar se problemet janë shfaqur që nga aplikimi për votim, ku janë bllokuar llogaritë e shumë personave, përcjell albinfo.ch.
Driton Qeriqi nga D4D ka thënë se analizat e bëra tregojnë se nuk ekziston asnjë instrument ndërkombëtar për votim jashtë vendit. Instituti Demokratik i Kosovës ka marrë kërkesë nga Komisioni për Legjislacion për të hulumtuar mënyrat e votimit jashtë vendit dhe të sjellë praktikat më të mira, të cilat më pas mund të përdoren edhe me diasporën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros













