Lifestyle
Dua Lipa mbështet iniciativën e yjeve botërore
Sulltanati i Bruneit ka sjell një ligj që dënon me burgim të përjetshëm dhe vdekje personat që publikisht shfaqin orientimin seksual, përkatësisht nëse deklarohen se janë pjesëtar të komunitetit LGBTI.
Elton John, George Clooney e shumë të tjerë kanë bërë apel që të bojkotohen të gjitha bizneset e sulltanit të këtij vendi.
Së fundi, thirrjeve të yjeve botërore iu është bashkangjitur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Kjo e fundit, në fakt, ka rishpërndarë një mesazh të Ellen DeGeneresit, e cila ka renditur bizneset që i përkasin sulltanit dhe ka bërë thirrje të që të bojkotohen, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch
“Vendi i Bruneit do të fillojë të dënojë me vdekje homoseksualët. Ne duhet të bëjmë diçka tani. Ju lutemi bojkotoni këto hotele në pronësi të Sulltanit të Bruneit. Ngrini zërin tani. Përhapni fjalën”, ka shkruar ndër të tjerash moderatorja amerikane, të cilën gjë e ka mbështetur edhe këngëtarja jonë.
Ndryshe, Sulltani Hassanal Bolkiah ka fuqi absolute në Brunei dhe hotelet e përmendura janë pronë e Agjencisë për investime dhe vende në Azinë Juglindore
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












