Shëndetësi
Shteti nuk ndihmon fëmijët e sëmurë nga leukemia
Asnjë cent Shaha nuk kishte arritur ta siguronte nga shteti, dhe krahas dhimbjes për vdekjen e së bijës vazhdon ta brejë fakti se ajo ka ndodhur si rezultat I mungesës së parave
Shaha. K ka humbur të bijën 20 vjeçare para dy muajsh. Vajza e saj A.K. kishte vdekur nga sëmundja e leukemisë akute. Por Shaha është e bindur se po të kishte edhe pak para, kjo nuk do të ndodhte.
Familjes nuk i kishin mjaftuar 20 mijë euro që kishte shpenzuar për kurimin e së bijës.
Tërë këto mjete ishin grumbulluar në forma të ndryshme pasi që familja e 20-vjeçares kishte vetëm 200 euro të hyra mujore, nga rroga e kryefamiljarit.
Asnjë cent Shaha nuk kishte arritur ta siguronte nga shteti, dhe krahas dhimbjes vazhdon ta brejë fakti se vdekja e së bijës ishte rezultat I mungesës së parave, shkruan koha.net.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në MSH, ka thënë se sipas një raporti preliminar të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për gjashtëmujorin e parë 2013, numri rasteve me sëmundje malinje, të raportuara nga shumica e institucioneve shëndetësore publike dhe disa institucione private, ka qenë 735, nga të cilat 53.5 për qind kanë pasur të bëjnë me gjininë mashkullore.
Kurse Mirlinda Qyqalla, zyrtare për informim në QKUK, ka thënë se vetëm gjatë vitit 2013 e deri më tani janë paraqitur 47 raste të reja të fëmijëve të sëmurë me kancer, ku prej tyre dominon leukemia acute limfobalistike me 18 raste të reja.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











