Kultura

Besim Xhelili me dy vëllime të reja me poezi

Poeti i njohur, Besim Xhelili ka ftuar të gjithë të interesuarit në përurimin e dy vëllimeve të reja me poezi “Fragmente të një zemre të dalldisur…!” dhe “Vragë malli”, të cilat dolën nga botimi në janar të këtij viti.

“Nëse më 13 prill 2019 jeni në Tiranë, atëherë mos e lëshoni këtë rast të takohemi, të argëtohemi me poezi, muzikë dhe të ngremë një dolli bashkë.

Ndërsa, me 14 prill takohemi tek Muzeu ABC në Korçë.

Falënderoj miqtë dhe lexuesit, të cilët gjithmonë me përkrahjen e tyre kanë shtyrë përpara krijimtarinë time, frymëzimin dhe artin tim.

U jam mirënjohës njerëzve të çmuar si Helena Halilaj (organizatore dhe moderatore), Migena Arllati (referuese), Hasan Qyqalla (referues), Demir Reshiti (referues), Arjan Kallco (organizator për përurimin në Korçë) dhe shumë të tjerëve, që mbështesin këtë përurim në Tiranë e Korçë”, thotë autori.

Këto dy përurime do të pasurohen me përurimin e dy veprave më të reja të mikes dhe poetes Sadije Aliti, e cila vjen enkas nga Tetova.

Përurimi në Tiranë organizohet më mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë.

https://www.facebook.com/events/831066990571289/