CH-Ballkani
“Mosliberalzimi i vizave për Kosovën, turp për BE-në”
Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave dhe ende nuk ka asnjë sinjal pozitiv. “Ky është një turp për BE-në dhe një telash i madh për besueshmërinë e unionit në Kosovë”, thotë Weber
Shtyrja e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mosliberalizimi i vizave për Kosovën dhe mesazhet e përsëritura se rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë më e gjatë nga sa shpresohej kanë shënjuar pozicionin e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të shkuar.
Pavarësisht se strategjia e zgjerimit, e publikuar në shkurt të vitit të kaluar shpërndau optimizëm në rajon, deklaratat e kohëve të fundit, që vijnë veçanërisht nga Franca, tregojnë se tendencat dekurajuese për mbështetësit e anëtarësimit të rajonit në BE nuk do të njohin kthesë.
Sipas politologut Bodo Weber, ka zëra se presidenti francez Emmanuel Macron mund të mos e mbajë premtimin e tij të vitit 2018, e të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor, pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Edhe pse ai personalisht beson se Maqedonisë së Veriut do t’i ofrohet hapja e bisedimeve këtë vit, ndërkohë që ka rezerva për Shqipërinë, ku situata është komplikuar për shkak të krizës politike, Weber paralajmëron për rreziqet e një skenari të kundërt, transmeton “TCH”.
Ndërkohë, Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave dhe ende nuk ka asnjë sinjal pozitiv. “Ky është një turp për BE-në dhe një telash i madh për besueshmërinë e unionit në Kosovë”, thotë Weber, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi më i fundit i “Eurobarometrit” ka treguar se, vetëm 43 për qind e qytetarëve të BE-së e mbështesin zgjerimin, me 45 për qind që e kundërshtojnë atë dhe që e konsiderojnë si politikën më pak popullore të unionit.
Kjo rikthen pikëpyetjet për pasojat e mundshme që një strategji e tillë politike mund të ketë, ndërkohë që është e paqartë sesa gjatë këto trende vendimesh dekurajuese mund të zgjasin para se të ketë një kundërreagim.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













