Jeta në Zvicër
4 ditë punë në Zvicër, a mund të ndodhë
Punëtorët kanë më shumë stres, dhe gjithashtu janë shumë të ngarkuar. Madje, shumë prej tyre punojnë më shumë se 40 apo 45 orë në javë
Zvicra është një nga vendet me orët më të gjatë të punës në Evropë. Por, kjo mund të ndryshojë.
Disa vende evropiane si Franca dhe Italia janë duke shqyrtuar mundësinë që të bëjnë vetëm katër ditë pune.
Ekonomistët e pranojnë se reduktimi i kohës së punës së bashku me masat e tjera, është një mjet i përshtatshëm për të ruajtur vendet e punës dhe gjithashtu duke krijuar një numër të caktuar të vendeve të reja të punës. “Frika për punën 4-ditore është e pabazë. Ndryshimi nga gjashtë deri në pesë ditë ndodhi jo shumë kohë më parë, në vitet ‘50 dhe ‘60 dhe ekonomia nuk vuajti, madje, ndodhi e kundërta”, thotë ekonomistët.
Sidoqoftë, disa prej këtyre shumë ekonomistëve, sidomos Pierre Larrouturou nga Franca beson se mund të shpëtohen dhe krijohen shumë punë të tjera, duke kufizuar javën e punës në katër ditë, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, punonjësit do të kenë kohë më të lirë se sa të punojnë pesë ditë në javë. “Në profesione të caktuara është e mundur të punohet më pak në ditë të caktuara, por jo në industri të tjera”, thotë ish-këshilltari kombëtar Jean-Claude Rennwald.
Madje, kjo mundësi po shqyrtohet edhe në Zvicër. Punëtorët kanë më shumë stres, dhe gjithashtu janë shumë të ngarkuar. Madje, shumë prej tyre punojnë më shumë se 40 apo 45 orë në javë, përcjell tutje albinfo.ch.
Kjo gjithashtu ka efektet tjera pozitive, sepse ka më shumë kohë për familje, derisa gjithashtu punëtorët mund të jenë edhe më produktiv në orarin e ri.
Edhe financimi nuk është problem, derisa për këtë do të prekeshin kompanitë.
Nëse punohet vetëm 32 orë në javë, atëherë, do të krijoheshin më shumë vende të punës.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse













