E-Diaspora

Seferi mund francezin Herelius

Boksieri shqiptar i kategorisë "Cruiser", Nuri Seferi, ka mposhtur në Hamburg të Gjermanisë ish-kampionin e botës, francezin Steve Herelius.

Në meçin e zhvilluar sonte në “Messehalle Schnellsen” – Hamburg, në kategorinë “Cruiser”, Seferi, e ka fituar këtë duel në raundin e shtatë, pasi boksieri francez u diskualifikua nga gjyqtari, Holger Wiemann për shkak të lëndimit në arkadë.

Nuri Seferi e ka zhvilluar meçin e 40 profesionist me Steve Herelius. Francezi është vlerësuar  padyshim si një ndër kundërshtarët më të vështirë që kishte Seferi ndonjëherë.

Herelius në 26 lufta ka dalë 21 herë fitimtarë nga ringu duke mposhtur shumë emra të njohur, ndër ata edhe kampionin e botës Firat Arslan.

Boksieri shqiptar i kategorisë “Cruiser” Nuri Seferi është rikthyer pas 13 muajsh në stërvitje para disa javësh. Një lëndim në dorë e kishte shtyer për të anuluar duelin e tij në gusht.