Shkurt.ch
“Rolexi” zviceran, më i miri në botë
Prodhuesi zviceran “Rolex” është shpallur kompania më e njohur në botë për të katërtin vit radhazi.
Mirënjohja është ndarë që nga viti 1997 dhe lista e 100 kompanive më të respektuara e përpilon Institutin e Reputacionit të Bostonit, një ofrues kryesor i shërbimeve të matjes dhe kontrollit të reputacionit.
Këtë vit, Rolex ka lënë pas kompanitë të famshme si LEGO, Disney, Adidas, Microsoft, Sony, Canon, Michelin, Netflix dhe Bosh, shkruan albinfo.ch.
Për të arritur këto rezultate, hulumtuesit nga Instituti i Reputacionit të Bostonit kanë anketuar më shumë se 230 mijë njerëz në 15 vende të botës.
Kompanitë që analizohen për t’u bashkuar me listën më shpesh kanë të ardhura mbi 50 miliardë dollarë në vit, praninë në të gjitha vendet e anketuara dhe njohjen e markës së të paktën 40 për qind të popullatës së përgjithshme.
Në historinë e më shumë se 100 vjetësh, “Rolex” ka punuar vazhdimisht në përmirësime të qëndrueshme, si dhe investime në inovacione në të gjitha nivelet.
Pikërisht, përkushtimi ndaj aspiratës së shkëlqyeshme dhe dëshira për të kontribuar në shoqëri, “Rolex” e ka vënë atë në krye të kompanive më të respektuara në botë.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












