CH-Ballkani
Prishtina, qyteti më i lirë në Ballkan
Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira
Kostot e jetesës në Tiranë janë rritur në 2019-n në raport me vendet e tjera të rajonit.
Jetesa në Tiranë tashmë është po aq e shtrenjtë sa në Beograd dhe pak më e lirë në raport me Podgoricën.
Të dhënat janë marrë nga portali “Expatistan.com”, i cili krahason kostot e jetesës midis qyteteve të ndryshme për individët që lëvizin për arsye punësimi në shtete të tjera. Për të përcaktuar kostot e jetesës, portali i ka kategorizuar në 5 grupe: ushqim, strehim, veshje, transport, kujdes personal dhe argëtim, transmeton ‘monitor’.
Për vitin 2019, Podgorica mbetet qyteti më i shtrenjtë i rajonit. Në krahasim me Beogradin dhe Tiranën, kryeqyteti i Malit të Zi është vetëm 2% më i shtrenjtë. Atje kushton më shtrenjtë ushqimi, strehimi dhe transporti, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe nga viti 2018, Tirana është po aq e shtrenjtë sa Beogradi, ku më shtrenjtë kushtojnë po ashtu ushqimi, strehimi dhe transporti.
Për vitin 2019, Shqipëria është më e shtrenjtë se Sarajeva, në të cilën një vit më parë jetesa për të huajt që zhvendosin atje ishte më e shtrenjtë se Tirana. Diferenca në kostot e jetesës në krahasim me Tiranën është më e theksuar në Shkup dhe në Prishtinë. Shkupi është rreth 11% më i lirë se Tirana. Sipas portalit, atje kushton më shtrenjtë transporti (rreth 3% më shtrenjtë) dhe argëtimi rreth 28% më shtrenjtë.
Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira.
Tirana, më e shtrenjta në rajon për veshjet dhe kujdesin personal
Veshjet dhe kujdesi personal janë më të shtrenjta në Tiranë në krahasim me kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në krahasim me Beogradin dhe Shkupin, në Tiranë veshjet kushtojnë përkatësisht 2 dhe 3% më shtrenjtë. Në krahasim me Podgoricën, ato janë 7% më të shtrenjta, ndërsa me Sarajevën rreth 9%. Prishtina mbetet kryeqyteti më i lirë për sa i përket veshjeve. Në raport me Tiranën, diferenca është e madhe, pasi të vishesh atje kushton rreth 75% më lirë. Edhe për kujdesin personal, ku bëjnë pjesë tarifat e vizitave te doktori, çmimet e ilaçeve dhe çmimet e produkteve personale, Tirana është më e shtrenjtë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













