Shkurt.ch
Mbyllet përkohësisht tuneli Gotthard pas aksidentit fatal
Tuneli në Zvicrën qendrore është mbyllur për trafikun rrugor të mërkurën pasi një shofer u vra nga rrota e një kamioni që u rrëzua.
Sipas transmetuesit publik zviceran SRF, policia thotë se tuneli i Gotthard-it do të mbetet i mbyllur në të dy drejtimet deri në orën 14:00. Ka bllokime të trafikut në të dy skajet e tunelit (Ariolo dhe Göschenen), përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën në orën 9.15, një rrotë nga një mjet gjysmë rimorkio në rrugën e tij drejt Göschenen doli nga automjeti dy kilometra përpara daljes nga tuneli në Göschenen. Rrota u rrokullua dhe shkatërroi xhamin e një makine prapa kamionit.
Shoferi vdiq në aksident. Sipas policisë, nuk kishte detaje të mëtejshme lidhur me viktimën. Po ashtu kamioni ka goditur edhe një autobus udhëtarësh në tunel. Të tjerë të prekur nga aksidenti nuk kishin ndonjë dëmtim.
Pasi që tuneli do të mbetet i bllokuar deri rreth orës 14.00, policia rrugore rekomandon shoferët që për të kaluar në jug të Zvicrës të marrin rrugën San Bernardino A13.
Si pasojë e aksidentit, në të dy portat e tunelit janë formuar kolona të gjata.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














