Kosova
Gratë thonë se burrat e tyre janë paguar në baza mujore në Siri
Është mbajtur seanca dëgjimore për 19 gra të kthyera nga Siria, të cilat hetohen për pjesëmarrje në grupe terroriste. Atyre u është caktuar arrest shtëpiak për 1 muaj, me kërkesë të Prokurorisë.
Në seancë disa prej tyre kanë pranuar se burrat e tyre janë paguar në baza mujore gjatë qëndrimit në Siri.
Derisa një tjetër për shkak të kushteve të rënda dhe vrasjes së bashkëshortit ishte detyruar të martohej dhe dy herë të tjera, përcjell albinfo.ch.
19 gratë që janë dëgjuar në seanca të ndryshme gjatë së mërkurës, dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe bashkim në ushtri apo polici të huaj.
Një ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi masën e arrestit shtëpiak edhe 11 grave të tjera të kthyera nga Siria.
Aksioni për kthimin e kosovarëve nga lufta e Sirisë u realizua gjatë javës së kaluar. Gjatë këtij aksioni u kthyen 110 kosovarë, në mesin e tyre 74 fëmijë.
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














