Kosova
Ushtria serbe përdori helme kimike ndaj ushtarëve të UÇK-së në Koshare
Ditët më kritike në Betejën e Koshares të vitit 1999, kishin qenë 10, 11 dhe 12 maji.
Gjatë këtyre ditëve, ushtria serbe me të gjitha njësitë dhe mjetet luftarake, ishte përgatitur t’i kthente pozicionet e humbura.
Por, gjatë këtij kundërsulmi ushtria serbe, në bazë të një raporti ndërkombëtar, kishte përdorur edhe helme kimike.
Mjeku Haxhi Kamberi, i cili në atë kohë shërbeu në Koshare, ka treguar se pas analizave, të cilat ishin kryer në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe ishin verifikuar edhe në Bruksel, ishte vërtetuar se ushtria serbe kishte përdorur dy lloje të helmeve kimike luftarake, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
Kamberi thotë se numri i saktë i ushtarëve të helmuar nuk dihet, por se pasojat, sipas tij, janë afatgjata.
Se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike tregon edhe ish-luftëtari i UÇK-së, pjesëmarrës në Betejën e Koshares, Anton Çuni.
Çuni, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk është vonë që kjo çështje të ngrihet pasi, sipas tij, dëshmitë ende ekzistojnë.
Beteja e Koshares, gjatë së cilës ishte thyer kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një ndër betejat më të rëndësishme në luftën e fundit në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













