Shkurt.ch
Siguruesi shëndetësor zviceran detyrohet të paguajë një milion franga
Vendimi ka të bëjë me një rast të vitit 2014, kur një pacient 71-vjeçar kishte kaluar 421 ditë në një spital të Bazelit me komplikime serioze pas operacionit në gjunj, përcjell albinfo.ch.
Kostoja totale mjekësore ishte rreth 2.4 milionë franga zvicerane (2.1 milionë euro). Siguruesit zviceran të sigurimeve Vivao Sympany, i kërkohej të paguante 45 për qind të atyre shpenzimeve ose 1.08 milionë franga dhe spitali të paguante pjesën e mbetur.
Por sigurimi me bazë në Bazel tha se do të paguante vetëm 300,000 franga zvicerane.
Spitali i Bazelit ku u trajtua personi në fjalë e dërgoi çështjen në një gjykatë kantonale, e cila ishte në favor të spitalit, përcjell albinfo.ch.
Vivao Sympany apeloi, duke argumentuar se Gjykata Supreme Federale kishte vendosur më parë një kufi mbi përgjegjësinë e ofruesve të sigurimeve shëndetësore.
Megjithatë, gjykata më e lartë e Zvicrës vendosi kundër siguruesit.
Gjykata tha se kurrë nuk kishte vendosur një kufi mbi përgjegjësinë dhe theksoi në veçanti që llogaritjet e QALY kurrë nuk ishin konsideruar të zbatueshme, përcjell albinfo.ch.
Në vendimin e saj, gjykata tha gjithashtu se nuk kishte dëshmi se trajtimi në rastin aktual ishte më i shtrenjtë se sa duhej dhe për këtë arsye nuk kishte arsye pse siguruesi nuk duhej të paguante.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














