E-Diaspora

Xherdan Shaqiri i gëzohet trofeut që i vjen nga Kosova

Futbollistit shqiptaro-zviceran që luan për Bajernin, Xherdan Shaqiri, i është gëzuar trofeut nga Federata e Kosovës: „lojtari më i mirë shqiptar në diasporë“.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte shpallur yllin me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit si lojtarin më të mirë të diasporës  në manifestimin e sivjetmë të shpalljes së më të mirëve për vitin 2013, në një organizim të zhvilluar ditë më parë në Prishtinë.

“Faleminderit shumë. Futbollisti më i mirë në vitin 2012-2013 nga Diaspora. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Xherdan Shaqiri në Facebook.

Mungesën e Xherdanit në manifestimin në Prishtinë e zëvendësoi vëllai i tij, i cili si shenjë falënderimi për këtë mirënjohje që i jepej Shaqirit, i dhuroi presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit një fanelë të klubit FC Bayern me emrin dhe numrin 11 të Shaqirit.

Federata e Futbollit të Kosovës vlerësoi Zvicrën si çerdhe e talentëve shqiptarë të futbollit.

/albinfo.ch/