Autotech
Telefoni si “tullë”, por me bateri shumë
Telefoni i paraqitur nga kompania e baterive, “Energizer”, është i trashë sa tre telefon të zakonshëm të vendosur mbi njëri-tjetrin, dhe deri tani nuk ka arritur të tërheqë shumë dhurues në “Indiegogo”, që të realizohet prodhimi.
Telefoni që do të prodhohej në bashkëpunim me “Avenir Telecom” kërkonte 1.2 milionë dollarë nga investuesit në internet, që të fillonte prodhimin, por vetëm 11 persona e mbështetën, me vetëm 15 mijë dollarë në total, transmeton “TCH”.
Prototipi i telefonit u paraqit në shkurt, me 18.000 mAh bateri, me të cilën mund të kryente telefonata për 90 orë pa ndërprerje, përcjell albinfo.ch.
iPhone X, me 2716 mAh, kryen vetëm 21 orë.
Përveç baterisë, ky telefon do të ishte i zakonshëm, me Android, tre kamera kryesore dhe dy të lëvizshme, për selfie, që do të dilnin nga trupi i telefonit.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













