Shëndetësi
Të rinjtë frankofonë, më pak të shëndetshëm se të tjerët
Më shumë se një e treta e meshkujve të rinj nga Zvicra frankofone (perëndimore) nuk janë në formë të mirë trupore, ndërkohë që në Tesinë janë vetëm 16% të tillë
Duke ndjekur në mënyrë sistematike mënyrën e jetës te të rinjtë, një ekip studiuesish të udhëhequr nga sociologu Thomas Abel i Universitetit të Bernës ka ardhur në përfundimin se të rinjtë nga Zvicra frankofone bëjnë jetë më pak të shëndetshme se ata nga Zvicra gjermane.
Për të arritur në këtë përfundim ai ka marrë mesataret nga rreth 30 mijë djem dhe vajza të reja nga të gjitha hapësirat e Zvicrës. Më shumë se një e treta e meshkujve të rinj nga Zvicra frankofone (perëndimore) nuk janë në formë të mirë trupore, ndërkohë që në Tesinë janë vetëm 16% të tillë. Nga ana tjetër, tesinezët e rinj tymosin shumë më tepër duhan se sa moshatarët e tyre nga Zvicra frankofone dhe bëjnë shumë më pak sport se ata nga Zvicra gjermane.
Po ashtu studimi ka konstatuar se pirja e alkoolit në mënyrë eksesive është shumë më e përhapur në Zvicrën perëndimore.
Një gjetje simptomatike e këtij studimi është ai se të rinjtë nga familjet e varfra dhe më pak të arsimuara kanë mëpak shanse për të pasur jetë të shëndetshme. Kështu, në mesin e të rinjve që kanë prindër me arsimim më të ulët, 35 për qind janë me mbipeshë ndërkohë që te ata që kanë prindër më të arsimuar dhe me pozitë më të mirë shoqërore, vetëm 20 për qind kanë mbipeshë.
“Që nga mosha 20 vjeçare të rinjtë më të varfër gëzojnë shëndet më të dobët dhe kjo është alarmante” ka thënë Abel për gazetën Schweiz am Sonntag”.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen











