Shkurt.ch
Zvicër: Temperatura ekstreme dhe rekord historik i borës për muajin maj
Në mëngjesin e të dielës në St.Gallen është matur bora me një trashësi prej 19 centimetrash, transmeton albinfo.ch. Rekordi i deritashëm për këtë stinë është regjistruar në majin e vitit 1957
Bora që ka rënë gjatë funbdjavës pos që ka qenë shkak i shumë aksidenteve, ka bërë edhe thyerjen e disa rekordeve. Kështu, reshjet e borës që ndodhën në natën në mes të të shtunës dhe të dielës në qytetet e Bernës dhe të St.Gallenit kanë shënuar rekorde historike për këto qytete dhe më gjerë.
Në të dy këto qytete nuk ka ndodhur kurrë që kaq vonë në stinën e pranverës të bjerë kaq shumë borë, njofton SRF Meteo.
Deri në mëngjesin e të dielës në St.Gallen është matur bora me një trashësi prej 19 centimetrash, transmeton albinfo.ch. Rekordi i deritashëm për këtë stinë është regjistruar në majin e vitit 1957. Ndërkaq në qytetin e Bernës meteorologët kanë matur 4 centimetra borë ndërkohë që rekordi i deritashëm për muajin maj ishte vetëm një centimetër dhe ai ishte shënuar në vitin e largët 1945.
Për shkakun se bora e lagësht mund t`i ngarkojë drurët, preferohet të mos dilet për shëtitje në make. Po ashtu autoritetet rekomandojnë që të mos përdoren mjetet personale të trafikut dhe në vend të tyre të shfrytëzohet më shumë transporti publik. Edhe për të hënën dhe të marten SRF Meteo parashikon mundësi për ngrica.
Pas rekordeve të përmendura, mediet zvicerane përkujtojnë se kohëve të fundit po ndodhin gjithnjë më shumë rekorde klimatike, jo vetëm sa i përket borës. Kështu, më 24 tetor 2018 është regjistruar temperatura më e lartë në histori për atë kohë kalendarike, shkruan albinfo.ch. Në Locarno të Zvicrës në datën e përmendur zhiva në termometër është ngritur në 30.1 gradë celsius, duke e bërë kështu 24 tetorin ditën më të vonshme me vapë të shënuar ndonjëherë në Zvicër. Me këtë, ishte shtyrë për afërsisht një muaj më vonë dita me më shumë vapë e regjistruar ndonjëherë në Zvicër.
Ndërsa dita më e ngrohtë e shkurtit në histori është regjistruar më 28 shkurt 2019 në Neuchatel: 18.6 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














