Shkurt.ch
Kroatëve dhe malazezëve u lejohet blerja e armëve
Ndalimi vazhdon të vlejë për personat nga vendet tjera të Ballkanit si: Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria pastaj nga Turqia, Sri Lanka dhe Algjeria
sQeveria e Zvicrës me një vendim të saj të shpallur të mërkurën ka ndërprerë ndalesën e vendosur më herët për blerje të armëve nga ana e shtetasve kroatë dhe atyre malazezë me qëndrim në Zvicër. Ky vendim, siç bëhet e ditur në një komunikatë që ka lëshuar administrata e shtetit, fillon të zbatohet nga 15 marsi 2014.
Këshilli Federal e arsyeton vendimin e tij se në gjendjen aktuale që mbretëron në Kroaci dhe në Mal të Zi, nuk ka ndonjë arse që shtetasit e këtyre vendeve të privohen nga e drejta për të blerë dhe bartur armë. Ndalimi ndërkaq vazhdon të vlejë për peronat nga vendet tjera të Ballkanit si: Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria si dhe disa vende tjera si Turqia, Sri Lanka dhe Algjeria.
Lista “e zezë”, në të cilën janë vendosur vendet në fjalë përpilohet dhe shkurtohet në bazë të vlerësimit që i bëhet gjendjes së sigurisë në ato vende. Vënia e një shteti në këtë listë ka për qëllim të bëhet e dije se Zvicra nuk pranon që me armët e saj të mbështetet ndonjë konflikt i armatosur në botë. Arsye tjetër është kundërveprimi ndaj bartjes eventuale në Zvicër të konflikteve në mes të palëve të e vendeve të përmendura, thuhet më tutje në komunikatë.
Përmes përshtatjes së procedurës për tjetërsimin e armëve te personat që nuk kanë leje për armëmbajtje, Këshilli Federal jep edhe një kontribut për luftimin e keqpërdorimit të armëve. Deri më tash shitësi i armës duhej që qendrës kompetente të kantonit t`ia dërgonte si dëshmi vetëm një kopje të kontratës për armën e shitur. Tash e tutje ai duhet të ofrojë edhe një certifikatë nga regjistri penal pra që blerësi nuk është në ndjekje penale.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











