Tematike
Azilkërkuesit, mbi 6600 shkelje gjatë vitit 2013
Krahas këtyre, që janë kryesisht shkelje të lehta, gjatë vitit të kaluar BFM-së i janë paraqitur 241 raste të përfshirjes së azilkërkuesve në kryerjen e veprave penale
Gjatë vitit të kaluar azilkërkuesit në qendrat e pranimit në gjithë Zvicrën kanë kryer mbi 6600 shkelje kundër rendit shtëpiak. Në shumicën e rasteve nuk bëhet fjalë për shkelje të rënda, ka thënë një zëdhënëse e Entit Federal për Migracion (BFM) për gazetën “Schweiz am Sonntag”.
Sipas BFM, në 700 raste bëhet fjalë për refuzimin e azilkërkuesve për të punuar në qendrën e strehimit , në rreth 650 raste fjala ka qenë për mospërfillje të ndalesës së konsumimit të alkoolit dhe duhanit.
Por, krahas këtyre shkeljeve të vogla, gjatë vitit 2013 janë regjistruar edhe raste të shkeljeve më serioze. Bëhet fjalë për 75 rasteve të rrahjes dhe për 111 raste të rrezikimit dhe kërcënimit të personave.
Azilkërkuesve që kanë shkelur rregullat shtëpiake dënohen zakonisht me mosdhënien e lejes për të dalë në qytet ose duke ua ndaluar të hollat që u takojnë, por ndodh po ashtu që si masë ndëshkimi të zhvendosen në qendra tjera azili Gjatë vitit të kaluar janë marrë 9200 masa të tilla.
Krahas të gjitha këtyre, gjatë vitit të kaluar BFM-së i janë paraqitur 241 raste të dyshuara për përfshirjen e azilkërkuesve në kryerjen e veprave penale. Këtu bëhet fjalë para së gjithash për vjedhje në shitore, rrahje ose posedim droge.
Sipas BFM-së, në të ardhmen azilkërkuesit që rrezikojnë rendin publik dhe sigurinë do të vendosen në një qendër speciale. Ende nuk është vendosur se ku do të hapet një qendër e tillë. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












