Shkurt.ch
Në Zvicër kërkohet rritja e kufirit të pensionit
Udhëheqësi i “punëtorëve të Zvicrës” (Angestellte Schweiz), një grup i Sindikatave që përfaqësojnë punëtorët e sektorëve kryesorë të eksportit zviceran, tha seshtyrja e moshës së daljes në pension është e pashmangshme për shkak se fondi i pensioneve te shtetit është nën presione të madh financiar.
” Ne kemi nevojë për një moshë më fleksibile për pensionim, sepse ne duhet t’i japim sistemin e sigurimeve pensionale një kusht të mirë për gjeneratat e ardhshme” – thotë Stefan Studer.
Mosha aktuale e pensionit në Zvicër është 65 vjeç për meshkujt dhe 64 vjet për femrat. Megjithatë, 6 nga 10 punonjës ndërprejnë punën para viteve të pensionimit, dhe Studer paralajmëron se shtylla e parë e sistemit të pensioneve është në krizë.
Siç thotë ai, edhe sikur sistemi pensional mbështet me dy miliardë franga , siç është premtuar në qoftë se nisma për reformimin e tatimit në në fitim dhe reformës pensioanle do të miratohet më 19 maj, qeveria federale parashikon që deri në 2045 të mbledhin një deficit prej 170 miliardë franga.
Kjo do të ndodhë nëse nuk bëhen reforma të mëtejshme.
Studer beson se mënyra e vjetër e të menduarit duhet të braktiset për të siguruar një ristrukturim të qëndrueshëm.
“Nëse punonjësit vlerësohen, shumë prej tyre do të jenë të gatshëm të punojnë më gjatë” tha ai.
Studer shton, megjithatë, se ka profesione të caktuara që kërkojnë aktivitet fizik dhe në të cilin njerëzit nuk mund të punojnë deri në vitin e 65-të. Prandaj, është e rëndësishme për njerëzit që të ofrohen një moshë më fleksibile të daljes në pension,
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private Çështja shkaktoi një reagim këtë fundjavë, disa mbajtës të policave që përfitojnë sigurim plotësues nga Groupe...
-
Procedura e shpejtë e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h