Shkurt.ch
Top-10 destinacionet nga “Lonely Planet”, mes tyre edhe një në Zvicër
Vevey është një qytet në Zvicër, në kantonin e Vaudit, në bregun verior të Liqenit të Gjenevës, pranë Lozanës
Destinacionet në Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Islandë janë cilësuar si destinacionet kryesore të “Lonely Planet” në Evropë për këtë vit.
Në vendin e parë ndodhet Sllovakia, përkatësisht me Malet Tatras, apo më e lartë në Karpate, 2500 metra lartësi, e mbrojtur nga UNESCO, ku ka kanione dhe ujëvara, livadhe alpine dhe liqene, dhe është shtëpia e arinjve të kafazit, të rrëqebullit dhe të ujqërve, përcjell albinfo.ch.
Madridi është i dyti në listë nga “Lonely Planet”, duke e lavdëruar jetesën e qëndrueshme, korsi për biçikleta dhe skemat e qirasë. Vendi i tretë shkon në Bregun Arktik, në Islandë.
Në mesin e dhjetë destionacioneve për vitin 2019 është edhe Vevey në Zvicër.
Vevey është një qytet në Zvicër, në kantonin e Vaudit, në bregun verior të Liqenit të Gjenevës, pranë Lozanës. Emri gjerman Vivis nuk është më i zakonshëm.
Vevey është shtëpia e selisë botërore të kompanisë ndërkombëtare të ushqimit dhe pijeve Nestle, e themeluar këtu më 1867. Çokollata e qumështit u shpik në Vevey nga Daniel Peter në 1875, me ndihmën e Henri Nestle. Qëndrimi i aktorit dhe komedianit britanik amerikan Charlie Chaplin ishte në Vevey, ku ai jetonte nga 1952 deri në vdekjen e tij në vitin 1977.
Top-10 destinacionet (nga 1 në 10)
- Sllovakia
- Madridi, Spanjë
- Islanda
- Bosnja dhe Hercegovina
- Bari, Itali
- Shetland, Skoci
- Lyons, Francë
- Lihtenshtajni
- Vevey, Zvicër
- Istria, Kroacia
E-Diaspora
-
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin Artisti kosovar prezanton ekspozitën e tij më të madhe dhe më komplekse deri më sot, ndërsa... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit













