Lajme
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën e Kosovës në Düsseldorf
Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, dermatologe e njohur shqiptare që jeton dhe vepron në Bonn, ka ri-fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës në një ceremoni të mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Düsseldorf, transmeton albinfo.ch.
Vendimi për ri-fitimin e shtetësisë iu dorëzua nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Düsseldorf, Behar Isma, i cili vlerësoi kontributin dhe sukseset profesionale të saj në Gjermani.
Dr. Hajdini-Zeqiri konsiderohet një ndër emrat e suksesshëm shqiptarë në fushën e dermatologjisë në Gjermani. Ajo ka shënuar një arritje të veçantë duke u bërë gruaja e parë shqiptare në Gjermani që është prezantuar në faqen e parë të revistës profesionale Deutsche Dermatologie, një vlerësim që pasqyron përkushtimin dhe suksesin e saj profesional.
Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e lidhjes së diasporës me vendin e origjinës, ndërsa ri-fitimi i shtetësisë u cilësua si dëshmi e ruajtjes së identitetit dhe lidhjeve të forta me Kosovën.
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf falënderoi Dr. Merita Hajdini-Zeqiri për vizitën dhe i uroi asaj suksese të mëtejshme në jetën profesionale dhe personale./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Zvicër
-
ETH Zurich, universiteti që ka formësuar shkencën dhe inovacionin në Zvicër ETH Zurich mbetet një shembull i investimit afatgjatë të Zvicrës në dije, inovacion dhe zhvillim teknologjik.... -
Dy alpinistë humbin jetën në Mont Blanc, temperaturat e larta rrisin rrezikun në Alpe -
Gjeneva synon t’i largojë automjetet e zhurmshme nga rrugët kryesore gjatë natës -
Udhërrëfyesit alpinë paralajmërojnë: Ngjitja në Matterhorn është bërë shumë e rrezikshme -
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës










