Kosova
Sot fillon Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa
Më 24 dhe 25 maj 2019, në Prishtinë do të mbahet Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa - B2B
Për dekada me radhë, Diaspora shqiptare i ka ofruar mbështetje jetike popullit të Kosovës. Ndihma ekonomike e ofruar nga ajo ka qenë kryesisht në formë të remitencave.
Megjithatë shumëkush mendon se potenciali i Diasporës për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të Kosovës nuk është shfrytëzuar sa duhet deri më tani. Kosova ka shumë potencial, pasi ka popullsinë më të re në Evropë, tatime dhe paga të ulëta, sistem bankar solid dhe qasje të lehtë në tregjet e BE-së. Krijimi i lidhjeve mes bizneseve të Diasporës dhe Kosovës është i dobishëm për të dyja palët.
Duke u lidhur me bizneset e Kosovës, Diaspora mund të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe në rritjen e eksportit të produkteve të prodhuara në Kosovë, si dhe të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Për të ndihmuar këtë lidhje dhe për t’i nxitur synimet e përbashkëta për zhvillim ekonomik në Kosovë, më 24 dhe 25 maj 2019, në Prishtinë do të mbahet Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B. Prezent në Konferencë do të jenë qindra biznese nga Diaspora dhe Kosova. Nëpërmjet takimeve me biznese B2B, kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësinë e krijimit të partneriteteve dhe marrëveshjeve të reja për rritje të eksportit.
Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B do të hapet me një aktivitet B2B, të organizuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Sida, e në bashkëpunim me Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, ku bizneset e Kosovës do të takohen me bizneset e Diasporës përmes takimeve të paracaktuara.
Në mbrëmjen e 24 majit do të mbahet një darkë gala e organizuar nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa dhe Ministria e Diasporës dhe Investimet Strategjike të Kosovës.
Më 25 maj, do të mbahen panele në të cilën do të diskutohen çështjet kyçe rreth lidhjeve të bizneseve të Kosovës me Diasporën. Kompanitë nga Diaspora gjithashtu do të vizitojnë kompanitë kosovare Binni, Ciao Berto dhe Tiki Mosaic, kompani që eksportojnë produktet e tyre në Evropë.
Takimet B2B mund të caktohen në webfaqen e Konferencës https://konferenca.rrjeti.biz ku janë të paraqitura kompanitë nga Kosova të cilat janë të gatshme për eksport, dhe do të marrin pjesë në takimet B2B.
Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida, si dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso














