Shkurt.ch
Ku mund të gjeni kafenë më të lirë në Zvicër?
Kafeja është një pije që konsumohet mjaft në Zvicër, por për shumë dashamirës të saj çmimi i së njëjtës kafe ndryshon në bazë të vendit ku porositet. Në Ticino ju mund të merrni një kafe të madhe të zezë për dy franga zvicerane, ndërsa në Cyrih shpesh paguani dy ose tri herë më shumë çmimin për të njëjtën pije, përcjell albinfo.ch.
Shoqatat Cafetier Suisse dhe Gastro Suisse kanë raportuar çmimet e kafesë në pajtim me rajonin dhe kanë treguar se sa kohë ju duhet të punoni për një filxhan kafe, raporton gazeta zvicerane Tages-Anzeiger.
Raporti zbulon se një punonjës zviceran duhet të punojë më gjatë për një kafe në Zvicrën lindore, ku kushton 4.17 franga zvicerane rreth shtatë minuta, krahasuar me pesë minuta në Ticino, ku ka kafe për 2.70 franga zvicerane. Në Cyrih mesatarisht çmimi për një kafe është është 4.35 franga, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë keni një krahasim të çmimeve të kafesë në bazë të rajonit dhe minutave që duhet të punoni për një kafe:
- Zvicra Lindore: Çmimi mesatar i kafesë është 4.17 franga (7.1 minuta punë) .
2.Zvicra qendrore: Çmimi mesatar i kafesë është 4.20 franga (6.8 minuta punë).
3.Zvicra veriperëndimore: Çmimi mesatar i kafesë është 4.29 (6.7 minuta punë).
4.Cyrih: Çmimi mesatar i kafesë është 4.35 franga (6.6 minuta punë).
5.Espace Midland: Çmimi mesatar i kafesë është 3.93 franga (6.4 minuta punë).
6.Qarku i Liqenit të Gjenevës: Çmimi mesatar i kafesë është 3.24 franga (5.1 minuta punë).
7.Ticino: Çmimi mesatar kafe është 2.70 franga (5.1 minuta punë), përcjell albinfo.ch.
Në të gjitha rajonet, një kafe në Zvicër kushton me një çmim mesatar prej 4 frangash zvicerane.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














