Shkurt.ch
Zvicër: Vazhdojnë protestat për çështjen klimatike
Tubimet e protestat për çështjen klimatike po vazhdojnë të zhvillohen edhe në Zvicër, si pjesë e lëvizjeve botërore “greva klimatike”, e udhëhequr nga të rinjtë.
Më shumë se 20 mijë persona nga 25 qytete të vendit kanë marrë pjesë në këto tubime, sipas Agjencisë zvicerane të lajmeve. Këtu përfshihen edhe 10 mijë protestues nga Cyrihu dhe rreth katër mijë nga kantoni i Bernës, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, në Lozanë protestuan rreth 4500 njerëz, kurse në Gjenevë rreth 2500. Ky numër ishte më i madh në protestën e kaluar.
Disa nga slloganet në pankartat e protestusve ishin “Bora duhet të vazhdojë” dhe “Zhvendosje në Mars ose ruani planetin”.
Përveç se në Zvicër, aksione të ngjashme po mbahen në 107 vende të botës, si pjesë e grevës klimatike, të inicuar nga nxënësja suedeze Greta Thunberg, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit Vala tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës në bankën zvicerane UBS do të fillojë në... -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale












