Autotech
Deri më 2025, automjetet elektrike do të jenë më të lira
Më shumë se gjysmën e shitjeve globale të veturave të reja deri në vitin 2040 do ta përbëjnë automjetet me rrymë, vlerëson Bloomberg New Energy Finance (BNEF).
Sipas të njëjtit burim, është e mundur që shitjet globale të automjeteve me motorë benzinë dhe dizelë kanë arritur kulmin e tyre dhe nuk do të jenë më të larta se tani.
Zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i automjeteve elektrike do të bëjë të mundur që çmimi i tyre të jetë i barabartë me çmimin e atyre me motorë benzinë ose dizelë.
Është vlerësuar se në 20 vjetët e ardhshme shitjet globale të automjeteve elektrike do të rriten nga 2 milionë, të shpërndara në mbarë botën në 2018, deri në 56 milionë në vitin 2040, shkruan kp, përcjell albinfo.ch.
Analistët parashikojnë se në të njëjtën periudhë shitjet botërore të automjeteve me motorët me djegie të brendshme do të bien nga 85 milionë (2018) në vetëm 42 milionë (2040).
BNEF deklaron se në mes të dekadës së ardhshme (rreth vitit 2025), automjetet elektrike do të kushtojnë më lirë se ato me motorë benzinë dhe dizelë.
Sipas raportit, tashmë janë mbi një miliard përdorues të këtij lloji të transportit në botë dhe ky numër do të rritet në të ardhmen e afërt.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor? Më 9 qershor, banorët e Cyrihut do të votojnë për të ardhmen e qytetit në fushën...
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm
-
Numri i të burgosurve zviceranë rritet për 7% në një vit
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt