CH-Ballkani
Beograd: Protestohet kundër festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”
Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë mbajti në Beograd një protestë për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, që është planifikuar të fillojë më 29 maj. Përfaqësuesit e kësaj partie u mblodhën para Qendrës për dekontaminimin kulturor në Beograd, ku pritet të mbahet festivali, dhe vendosën fotografi të manastireve ortodokse të djegura në Kosovë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kryetari i të rinjve të kësaj partie, Zdravko Veselinov, tha se arsyeja e protestës është se organizatorët e prezentojnë Kosovën si shtet dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, përcjell albinfo.ch. “Ne këtë festival e shohim si provokim”, tha ai.
Festivali i kulturës së Kosovës “Mirëdita, Dobar dan!”, është mbajtur nën tensione edhe gjatë viteve të kaluara. Vitin e kaluar, rreth dy orë para se të niste festivali, në afërsi të Qendrës për dekontaminimin kulturor, ishte mbajtur protestë e organizuar nga Partia Radikale Serbe e të dënuarit të Hagës, Vojisllav Sheshelj.
Ndërkohë policia serbe i kishte bastisur artistët shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në festivalin “Mirëdita, Dobar dan!”.
Festivali ka filluar në vitin 2014 dhe qëllimi i tij ishte të prezantojë aktualitetin kulturor të Kosovës në Beograd, në mënyrë që të dyja shoqëritë të përafrohen përmes kulturës dhe artit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur Sipas informacioneve zyrtare, zjarri shpërtheu më 10 mars dhe u përhap me shpejtësi brenda autobusit, duke... -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025











